Home / Kryesoret / Matoshi: Diskursi klerofashist i nacionalisteve maqedonas është ahmakllek. Do t’i bëhet varr shtetit maqedonas!

Matoshi: Diskursi klerofashist i nacionalisteve maqedonas është ahmakllek. Do t’i bëhet varr shtetit maqedonas!

Kohëve të fundit, si asnjëherë më parë është ashpërsuar retorika nacionaliste dhe klerofashiste e politikanëve dhe intelektualëve maqedonas, kundër shqiptarëve në Maqedoni.

Ditë më parë një “intelektual” maqedonas lëshoi studion televizive për shkak se nuk e duronte gjuhën shqipe, ndërsa kohë më parë gazetari maqedonas, Vasko Eftov si kukuvajkë, figurën kombëtare të shqiptarëve Adem Jasharin e quajti ‘mutant’.

Ofendime ndaj shqiptarëve pati edhe nga politikanët dhe akademia e shkencave maqedonase, të cilët na quajtën indianë, kacak, e cka jo tjetër.

Publicisti i njohur kosovar, Halil Matoshi thotë për agjëncinë e lajmeve INA se, diskursi klerofashist i nacionalistëve maqedonas do t’ia bëj varrin Maqedonisë.

“Diskursi klerofashist i nacionalisteve maqedonas është ahmakllek dhe e cënon dhe fyen  sëpari vet shtetin e Maqedonisë, e  shqiptarët duhet të rrijnë të qetë e të qeshin me mjerimin e vet elitave maqedonase, ngase gjuha fashiste i shpreh folësit e jo atyre të cilëve u drejtohen këto shigjeta me helm. KY lloj diskursi lehtë mund t’i bëhet varr shtetit maqedonas!”, shprehet Matoshi. (

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *