Home / Kryesoret / Mbi 1 milion emigrantë hynë në Europë gjatë vitit 2015

Mbi 1 milion emigrantë hynë në Europë gjatë vitit 2015

Numri i emigrantëve që kanë hyrë në Europë në rrugë tokësore dhe detare këtë vit ka kaluar kuotën 1 milion.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, sipas të cilës numri në fjalë është 4fish më i lartë se totali i vitit të kaluar.

Pjesa dërrmuese e emigrantëve kanë arritur kontinentin e vjetër përmes detit, me mbi 800 mijë njësi që kanë udhëtuar nga Turqia për në Greqi.

Shumica e refugjatëve janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. ONM thotë gjithashtu se, 3.695 emigrantë janë mbytur në përpjekje për të arritur brigjet evropiane, ose konsiderohen ende të humbur.

Kuota historike, ka saktësuar ONM, u tejkalua ditën e hënë kur totali i të ardhurve arriti 1 milion e 5.504 njësi. Shifra në fjalë mbulon hyrjet nga 6 shtete anëtare të BE-së, Greqia, Bullgaria, Italia, Spanja, Malta dhe Qiproja.

Pjesën dërrmuese të refugjatëve e përbëjnë ata nga Siria me rreth 455 mijë njësi, 186 mijë më shumë se ata nga Afganistani.

Një raport i OKB-së i publikuar javën e kaluar paralajmëronte se, numri i njerëzve të zhvendosur në mbarë botën do të kalojë kuotën e 60 milionëve këtë vit.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *