Home / Kryesoret / Mbyllen tre bastore në Tetovë

Mbyllen tre bastore në Tetovë

Në kuadër të aktiviteteve për zbulimin dhe ndëshkimin ligjorë të objekteve të cilët ilegalisht, pa dokumentacion adekuat, organizojnë lojëra të fatit, pjesëtarët e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, në bashkëpunim me Drejtorinë për të Hyra Publika, kanë realizuar edhe një aksion. Në kontrollin e mbrëmshëm, të realizuar nga ora 20 deri ora 23, janë përfshirë tre objekte, bastore sportive në Tetovë të cilët në mënyrë ilegale dhe pa liçencë kanë organizuar lojra të fatit, njofton tv Koha

Në këto tre objekte me vërtetim janë konfiskuar, 14 televizorë, 5 shtëpiza të kompjutorëve, 5 monitorë, 5 printer, katër testaturam 3 lexues,dhe dy aparate për poker. Krahas kësaj, në njërin prej objekteve janë marë edhe 3120 denarë të cilët kanë qenë në arkë. Gkithçka që është gjetur është fotodokumentuar dhe do të analizohet, ndërsa pas zbardhjes së rastit, do të ketë edhe padi adekuate ndaj pronarëve të objekteve.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *