Home / Lajme / Maqedoni / Me fakultet të kryer, punëdhënësi i paraqet me arsim të mesëm!

Me fakultet të kryer, punëdhënësi i paraqet me arsim të mesëm!

Punojnë në vend punë për të cilën nevojitet diplomë fakulteti, ndërsa janë të paraqitur me arsim të mesëm. Me këtë problem ballafaqohen një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që kanë kryer arsim sipëror, dhe si pasojë e mungesës së vendeve të punës, ndonjëherë me vetëdije pranojnë të jenë të paraqitur me arsim të mesëm, dhe shpeshherë janë të manipuluar nga punëdhënësi dhe mësojnë se janë të paraqitur me nivel më të ulët arsimor, edhe atë disa vite pasi janë punësuar.

Paraqitja e punëtorëve sipas shkallës së arsimimit respektohet nëpër institucionet shtëtërore, por jo cdo herë në sektorin privat. Në disa nga kompanitë private të Maqedonisë duke tentuar të kursejnë i shkelin të drejtat duke u dhënë punëtorëve paga më të ulëta, e me këtë automatikisht duke paguar edhe tatime më të ulëta.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKËS

Të punësuar me orar të plotë dhe të shkurtuar sipas përgatitjes arsimore dhe gjinisë për vitin 2014

Gjithësej të punësuar – 690.180
Pa arsimim – 2.800
Pa arsim fillor – 17.470
Me arsim fillor – 140.296
Me arsim të mesëm 3 dhe 4 vjecar
Arsim të mesëm – 376.048
Arsim i lartë dy vjecar – 19.471
Arsimim i larte 3-4 vjecar – 134.103 persona.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *