Home / Kryesoret / Më ftohtë në Berovë, Dibër, Shtip dhe Tetovë

Më ftohtë në Berovë, Dibër, Shtip dhe Tetovë

Temperaturë më të ulët prej -5 gradë Celsius mëngjesin e sotëm është matur në Berovë, ndërsa  pasojnë Dibra, Shtipi dhe Tetova me -4, Mavrova, Shkupi, Strumica dhe Manastiri me -3, Kavadari me -2, Kumanova, Demir Kapia dhe Prilepi me -1.
Zero gradë Celsius janë matur në Llazaropole, Kriva Pallankë, Pretor dhe Ohër, 3 në Krushevë dhe Gjevgjeli dhe 4 gradë në Dojran.

Mëngjesi i sotëm në viset më të larta dhe në pjesët juglindore është me diell, ndërsa nëpër fushëgropa me mjegull. Në viset më të larta në rajonin verilindor fryn erë e lehtë deri në mesatare veriore. Deri në fund të ditës në viset më të larta dhe në pjesët juglindore do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, ndërsa nëpër fushëgropa paradite do të ketë mjegull dhe moti do të jetë më i ftohtë. Pasdite në disa nga fushëgropat mjegulla do të dobësohet.

Temperatura e ditës do të lëvizë nga 8 deri në 17 gradë, ndërsa në vendet me mjegull nga 1 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shkup paradite do të mbajë mot me mjegull dhe relativisht i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të ketë pastrim të pjesërishëm të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 5 gradë.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *