Home / Kryesoret / Mejdani është zgjedhur anëtar i jashtëm i ASHAM-it

Mejdani është zgjedhur anëtar i jashtëm i ASHAM-it

Ish presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani u emërua anëtarë i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Pas solemnitetit të zgjedhjes së tij, Mejdani tha se kohën e fundit vërehen përpjekje pozitive sa i takon bashkëpunimit mes qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe se Ballkani po e kupton më në fund se ka vetëm një rrugë për të ndërtuar Ballkanin e ri Evropian dhe ajo është rruga e bashkëpunimit. Mejdani tha së ka njohuri mbi faktin se Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në të kaluarën ka fyer rëndë shqiptarët me enciklopedinë, por tha se kjo duhet të lihet në të kaluarën.

“Ju së shpejti do shikoni që kjo akademi do të botojë edhe një vepër të Kristo Frashërit, që do të thotë se bota lëviz, bota emancipohet dhe në këtë emancipim duhet të japim të gjithë kontributin tonë, përfshirë edhe mediat”, deklaroi Rexhep Mejdani, Anëtar i Jashtëm i ASHAM.

Ish presidenti shqiptar nuk pranoi të komentojë as zhvillimet politike në Maqedoni por tha që shpreson se me zgjedhjet e ardhshme parlamentare gjithçka do të kalojë në normalitet.

“Natyrisht unë nuk jam për pjesën e diskutimit politik. Shpresojmë që me procesin zgjedhor të ardhshëm të zgjidhen shumë nga këto problem dhe që të vazhdojë Maqedonia rrugën e saj për integrimin, anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Rexhep Mejdani, Anëtar i Jashtëm i ASHAM.

Mejdani është anëtarë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe autorë i disa titujve shkencor mbi reformat demokratike në Shqipërinë post-komuniste dhe zhvillimet politike. Mejdani është anëtari i tretë i jashtëm në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë përskaj nobelistit Ferit Muratit dhe profesorit Ali Aliut.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *