Home / Kryesoret / Menduh Thaçi: Shqiptarët kaluan një vit të rëndë

Menduh Thaçi: Shqiptarët kaluan një vit të rëndë

Vit shumë i rëndë për shqiptarët si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik. Kështu e ka cilësuar vitin që lëmë pas, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi. Ai tha se me publikimin e skandalit të përgjimeve, u dëshmua se Maqedonia nuk ka asgjë të përbashkët me shtetin ligjor. Thaçi kujtoi një deklaratë të tij në periudhën kur PDSH-ja kishte humbur zgjedhjet në Tetovë dhe për të cilën tha se ishte përkthyer gabimisht.

“Ju kujtohet para disa viteve kur ju thash tetovarëve se keni votuar shumë gabim, dhe uji do t’ju bëhet pelin, ata ma përkthyen pastaj në helm. Por tash po ju them se uji u bë pelin, ajri u bë helm, dhe buka ju bë shumë e hidhët, nuk dua që sot të them se unë jam një parashikues i mirë i situatave por them se jam vetëm një vlerësues i saktë dhe i drejt i këtyre situatave. Ju kujtohet para gjashtë muajve kur oponentët tonë politik në krye më z. Ahmeti kur përfundoi marrëveshja e 2 Qershorit dhe 14 Korrikut thanë publik se të gjitha çështjet dhe kërkesat e shqiptarëve janë vendosur në rendë dite në tavolinën e negociatave unë ju thash atëherë mbani mend amanet as një prej këtyre kërkesave nuk do të realizohet, sot kanë kaluar gjashtë muaj dhe as një prej këtyre kërkesave nuk ka ardhur në rend dite, dhe t’ju them se as një prej këtyre kërkesave nuk do të vij në rendë dite deri më 24 Prill”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi tha se 2016-ta do të jetë vit i shpresës së madhe për shkak të zgjedhjeve të prillit, që lë të kuptohet se të njëjtat nuk do të shtyhen.

“Para nesh me gjithë atë është një vit I shpresës madhe ,viti shpresës madh besoj është 24 Prilli ku përfundimisht ne shqiptarët nën udhëheqjen e PDSH-ës do të arrin që nëpërmjet votës së lirë të garantuar nga SHBA dhe UE t`i themi mjaft kësaj situate mjaftë këtij trishtimi këtij mjerimi dhe këtyre vuajtjeve”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi, këto komente i bëri në takimin e fund-vitit me anëtarët e kuvendit qendror të PDSH-së dhe simpatizantë të saj.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *