Home / Lajme / Rajon / Meta takon liderët opozitarë të Kosovës

Meta takon liderët opozitarë të Kosovës

Kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta ka nisur gjatë mëngjesit të sotëm takimet kokë më kokë me liderët e tri subjekteve opozitare në Kosovë.

Takimin e parë Meta e ka pasur me kreun e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa pas tij ka takuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas takimit me Ymerin dhe Haradinajn, kryeparlamentari shqiptar ka takuar edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Top Channel ka mësuar nga burime brenda takimeve se Meta ka dëgjuar kërkesat e opozitës dhe i ka inkurajuar ata që të ulen në tryezë me liderët e institucioneve në Prishtinë për dialog për gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën aktuale dhe bllokadën e Kuvendit.

Ende nuk dihet nëse pas takimit me opozitën, Meta do të takohet me dikë nga qeveria e Kosovës.

Një natë më parë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka takuar homologun e tij Kadri Veseli.

Të gjitha takimet janë zhvilluar pa njoftimin e mediave.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *