Home / Lajme / Botë / Mianmar:Dënohet me 6 muaj burg pas një postimi në Facebook

Mianmar:Dënohet me 6 muaj burg pas një postimi në Facebook

MAUBIN (AA) – Një gjykatë në Mianmar e dënoi me gjashtë muaj burg 25-vjeçaren Chaw Sandi Tun për shkak të postimit satirik të cilin e publikoi në rrjetin social Facebook, siç thuhet në aktvendim, ka fyer udhëheqësit e ushtrisë së Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tun, e njohur me nofkën Chit Thamee, për shkak të postimit të diskutueshëm u arrestua më 12 tetor, ndërsa gjykatë në distriktin Maubin sot e shpalli fajtore duke e dënuar me gjashtë muaj heqje lirie.

E dënuara Tun në Facebook publikoi një foto në të cilën krahason minifundin (veshjen tradicionale) të cilën e mban udhëheqësja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD) Suu Kyi me uniformën ushtarake të Mianmarit, që të dyja me nuanca me ngjyrë të gjelbër të zbehtë.

Ajo në fotografi ka treguar komandatin e ushtrisë së Mianmarit Min Aung Hlaing në uniformën e re me ngjyrë të gjelbër të zbehtë dhe me sarong-un e mbështjellë rreth kokës së tij.

“Nëse aq e doni nënën, pse atëherë nuk e mbani minifundin e saj rreth kokës?”, ka shkruar Tun në fotografi, gjë e cila në gjykatë është vlerësuar në llogari të ushtrisë.

Nëna e 25-vjeçares së dënuar Ei Ei San për AA ka thënë se ka qenë e frikësuar që Tun të mos marrë dënim maksimal prej tre vitesh të cilën e parasheh Ligji për rregullativën e telekomunikimeve duke shtuar se gjithsesi aktvendimi është i diskutueshëm sepse Tun nuk e ka publikuar fotografinë, për të cilën akuzohet. Ajo paralajmëroi ankesë ndaj vendimit të gjykatës.

Amnesty International kritikoi vendimin dhe i bëri thirrje autoriteteve të Mianmarit të lirojnë të gjithë të burgosurit të cilët në mënyrë të ngjashme janë dënuar, ndërsa të tillë ka të paktën 93 persona.

Pushtetin në Mianmar më shumë se pesë dekada e mban junta ushtarake, ndërsa muajin e kaluar Suu Kyi nga NLD-ja korri fitoi historike në zgjedhjet e përgjithsme në vend. Janë paralajmëruar reforma rrënjësore në Mianmar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *