Home / Kryesoret / Mijallkovi nuk u paraqit në mbledhjen e Komisionit Anketues

Mijallkovi nuk u paraqit në mbledhjen e Komisionit Anketues

Ish drejtori i Zbulimit dhe Kundërzbulimit Sasho Mijallkov nuk u paraqit përpara Komisionit Anketues për Përgjimet. Edhe pse ai ishte ftuar në mënyrë zyrtare që nga 3 dhjetori, Mihajllkov nuk shkoi për të për të dëshmuar për përfshirjen e tij në skandalin e përgjimeve.

VMRO-DPMNE kërkoi që në rend ditë të futen dy pika të tjera edhe atë : Të kërkohet nga MPB-ja që të dorëzoj raport të brendshëm të detajuar lidhur me hetimet që janë bërë në Drejtorinë e sigurisë dhe kundërzbulimit për aferën e përgjimeve, si dhe të kërkohet raport nga Prokurorja Speciale për numrin e personave të përgjuar. LSDM nuk u pajtua me këtë kërkesë, duke këmbëngulur që pikë e vetme e rendit të ditës të mbetet dëshmimi i Sasho Mihajllkovit.
Seanca u ndërpre sërish për shkak të mosmarrëveshjeve për rendin e ditës.

“ Mbetet fakti se sot është penguar paraqitja e Shasho Mihajllkovit para Komisionit me të vetmin qëllim që të mos pyetet për emërimin e gjykatësve , për burgosjen e Lube Boshkovskit për blerjet “Svarovski” për të shtënat e VMRO-së dhe për shumë çështje të tjera që do të mbeten për ndonjë rast tjetër nëse paraqitet Sasho Mijallkov para Komisionit Anketues”,deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Komisionit Anketues, LSDM.

“ Këto seanca për fat të keq janë shndërruar në humbje kohe në vend që të jenë për punë efikase ku komisioni anketues do të shpalosë fakte. Ndërsa faktet që na duhen janë për atë se kush ka përgjuar, kë e ka përgjuar dhe për ata që i kanë shkelur të drejtat demokratike dhe private si dhe kanë zbuluar teknikat e këtij shteti për të ndjekur njerëzit “,u shpreh Antonio Milloshovski, deputet i VMRO DPMNE-së.

Të hënën përpara Komisionit Anketues duhet të dëshmojë kryeministri Nikolla Gruevski si dëshmitarë i parë i propozuar i VMRO-DPMNE-së. Më herët Kryeministri anuloi dëshmimin e tij për përgjimet me arsyetimin se ishte në udhëtim zyrtar. Njëjtë vepruan edhe ministri i Financave Zoran Stavrevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe shefi i kabinetit të kryeministrit Martin Protugjer.

Që të gjithë kërkojnë që dëshmimi përpara Komisionit Anketues për përgjimet të bëhet me dyer të mbyllura, ndërsa LSDM këmbëngul që të njëjtat të jenë të hapura dhe të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin kuvendor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *