Home / Kryesoret / Ministrat Neziri dhe Gjiknuri nenshkruan Memorandum per bashkepunim mes Maqedonise dhe Shqiperise

Ministrat Neziri dhe Gjiknuri nenshkruan Memorandum per bashkepunim mes Maqedonise dhe Shqiperise

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot ishte nikoqir i Ministrit per Energjetike dhe Industrise te Shqiperise Damian Gjiknuri, me te cilin ne Struge nenshkruan Memorandum per bashkepunim ne sferen e energjetikes mes dy vendeve.Duke i dëshiruar mirëseardhje Ministri Neziri tha se me nënshkrimin e ketij Memorandumi behet intensifikim i metejme i bashkëpunimit te sukseshëm  ndërmjet Republikës së Maqedonisë  dhe Republikës së Shqiperise në fushën e energjetikës.

‘Në të kaluarën Maqedonia ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm me Republikën e Shqipërisë në fushën e energjetikës. Në fazën finale janë aktivitetet përgatitore për fillimin e ndërtimit të linjës interkonektive 400 kV Manastir – Elbasan që është ndërlidhja e parë mes dy sistemeve të energjisë. Ndërtimi i kësaj linje do të rrisë rrjedhën e energjisë elektrike gjë që do të kontribuonte në zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike’, tha Ministri Neziri.

Neziri shtoi se bazuar në dokumentet e projektit të përgatitur në Republikën e Maqedonisë  në rrjedhe e sipër është ndërtimi i një sistemi kombëtar të tubacionit të gazit, dhe pastaj lidhje e saj me sistemet e tubacionit të gazit të vendeve fqinje. Ndërlidhjet energjetike duke përfshirë edhe ndërlidhjet në fushën e gazit natyror midis dy vendeve fqinje do të kontribuojë në sigurinë e konsumatorëve për furnizim me gaz natyror.

Ministri Gjiknutri shprehu kenaqesine e tij nga nenshkrimi  i ketij memorandumi, duke tthene se ky memorandum dhe ndertimi i largpercuesit Manstir-Elbasan do te lidhin gjithe rajonin, dhe do te krijojne nje treg energjie ballkanik.

Gjiknur falendreroi Nezirin e per qendrimin e tij dhe te qeverise qe te mos ndertihet asnje projekt pa mareveshje dhe pelqim nga dy shtetet.

Memorandum për bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së  Shqipërisë do të hyjë në fuqi në datën e nënshkrimit të saj, eshte i vlefshem dy vjet, dhe ka  mundësi për të zgjatur afatin edhe për dy vjet të tjera.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *