Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bekim Neziri vizitoi zonën e lirë ekonomike në Tetovë

Ministri Bekim Neziri vizitoi zonën e lirë ekonomike në Tetovë

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri i shoqëruar nga drejtori i Agjencionit për investime të huaja Visar Fida, deputeti Xhevat Ademi, zëvendës drejtori i Drejtorisë së zonave teknologjike industriale zhvillimore Asip Useini dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror teknik Ekrem Bunjaku sot vizituan zonën e lirë ekonomike në Tetovë. Në këtë rast, ministri Neziri theksoi se ‘’Sot vizituam partnerin privat i cili menaxhon me zonën ekonomike të Tetovës , biseduam për problemet me të cilat përballen në përditshmëri, bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe biseduam më konkretisht,për kapacitetin i cili pritet të ndërtohet nga kompania Lear një projekt i madh i cili pritet të ketë diku rreth 2 500 punësime,deklaroi Neziri, transmenton Tv Koha.

Ministri Neziri gjithahtu shtoi se së shpejti do të përfundojnë të gjitha procedurat dhe se kompania LEAR do të fillojë ndërtimin e kapaciteteve të tyre në këtë zonë ekonomike në Tetovë.“Ajo me të cilën u morëm vesh me partnerin privat është që deri më 15 maj segmenti i kapacitetit të Learit në aspektin e prodhimit të jetë i ndërtuar dhe kuptohet se konform marrëveshjes ose lejeve të cilat i kanë të mara nga Ministria e Ekonomisë dhe nga Qeveria, partneri privat duhet ti respektojë dhe nëse respektohen këto parime besoj që prej muajit maj, fillimisht do të ketë rreth 800 punësime te reja, pastaj parashihet deri në fund të vitit 2018 të ketë rreth 2 500 punësime”, tha ministri i ekonomisë Neziri, njofton Tv Koha.

Drejtori i zonës së lirë ekonomike në Tetovë, Arben Halili pas takimit theksoi se përfaqësuesit e delegacionit të Qeverisë i ka informuar për aktivitetet e realizuara deri më tani në këtë zonë.

“Në veçanti kam informuar rreth implementimit respektivisht realizimit të projektit më gjigant të cilin e kemi në kuadër të zonës së lirë ekonomike në Tetovë që është projekti i investimit nga ana e kompanisë Lear, për të cilin mund t’ju informoj edhe juve që tash më kemi marrë edhe lejen për fillimin e punëve përgatitore dhe besoj që shumë shpejtë do marrim edhe lejen për ndërtimin e këtij objekti dhe sigurisht që implementimi i këtij projekti i cili në bazë të marrëveshjes që kemi me kompaninë amerikane duhet të jetë gati më së voni deri në mes të majit”, tha ai.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *