Home / Lajme / Maqedoni / Ministri i koalicionit VMRO-BDI në sprovë, interpelanca për Todorovin

Ministri i koalicionit VMRO-BDI në sprovë, interpelanca për Todorovin

Parlamenti sot ka në rend dite debatin për interpelancën për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Ajo është dorëzuar nga grupi parlamentar i LSDM-së, menjëherë pas rastit në Spitalin e Gjevgjelisë, ku humbi jetën një grua lehonë bashkë me foshnjen e saj, për shkak të gabimit të mjekëve, që ishin të dehur gjatë intervernimit mjekësor, informon INA.

Opozita kërkon përgjegjësi nga Todorov dhe largimin e tij, për shkak të problemeve të vazhdueshme në shëndetësi dhe kaosit që ka përfshirë këtë sektor, me pasoja tragjike për qytetarët e vendit.

Nuk dihet ende se si do të votojë partia shqiptare BDI si pjesë e koalicionit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *