Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Shabani në 19-të vjetorin e Këshillit komunal të Zhelinës

Ministri Shabani në 19-të vjetorin e Këshillit komunal të Zhelinës

Ministri për vetëqeverisje lokale Lirim Shabani sot mori pjesë në inaugurimin e dy objekteve të rëndësishme infrastrukturore në komunën e Zhelinës, meç rast u shënua edhe 19-të vjetori i konstituimit të Këshillit të kësaj komune.
Të pranishmit në këtë solemitet i përshëndeti kryetari i komunës së Zhelinës, z. Fatmir Izairi ndërsa të pranishëm ishin deputetja e kësaj zone, Nora Haliti, drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, Xhemail Elmazi si dhe banorë nga kjo komunë.
Duke përshëndetur të pranishmit në këtë solemitet, ministri Shabani përgëzoi qytetarët e komunës së Zhelinës për 19-të vjetorin e konstituimit të Këshillit komunal duke iu uruar që komuna të jetë zëri i tyre tani e në të ardhëshmen. Ai përgëzoi edhe banorët e fshatit Strimnicë ku u lëshua në përdorim rrjeti i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit në këtë fshat, projekt i finansuar nga Ministria për vetëqeverisje lokale përmes Byrosë për zhvillim rajonal në vlerë prej 2.750.000 denarë.
“Dua të theksoj që Ministria e vetëqeverisjes lokale punon intensivisht për tju ndihmuar komunave dhe Qendrave për zhvillimin e rajoneve planore , me qëllim të përmirësimit të kushteve jetësore të qytetarëve. Që nga viti 2009 e këndej përmes thirjeve për projekt propozime, MVL ka finansuar disa projekte në komunen dhe rajonin tuaj. Poashtu Ministria e vetëqeverisjes lokale për vitin 2015 ka ndarë mjete për finansimin e fshatrave, vendbanimeve specifike dhe rajoneve në Republikën e Maqedonisë në vlerë prej 179.300.000 denarë ( 179 milion e 300 mije denarë) kurse për vitin 2016 këto mjete jane paraparë në buxhetin tonë në vlerë prej 300.000.000 (300 milion) denarë. Shpresoj që këto mjete në vitet në vijim do të jenë edhe më të larta dhe do të kemi mundësinë që të finansojmë më shumë projekte për të përmirësuar edhe më tej kushtet dhe standardet jetësore të qytetarëve tanë” theksoi në fjalimin e tij ministri Shabani.
Të pranishmit në këtë solemitet i përshëndeti kryetari i komunës së Zhelinës, z. Fatmir Izairi ndërsa të pranishëm ishin deputetja e kësaj zone, Nora Haliti, drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, Xhemail Elmazi , këshilltarë komunal si dhe banorë tjerë nga kjo komunë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *