Home / Kryesoret / Mustafa: Thaçi do të jetë presiden

Mustafa: Thaçi do të jetë presiden

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, kurse kanë mbetur edhe disa rekomandime që do të plotësohen deri në fund të këtij viti. Ai ka thënë se opozita nuk ka fakte kur flet për korrupsionin në Qeveri, kurse për Hashim Thaçin ka thënë se nuk ka asnjë arsye që mos të jetë president.

Mustafa ka thënë se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave, derisa sa ka shtuar sekëto të fundit nuk janë kritere por rekomandime të lëshuar nga BE.

Ai bërë të ditur se është duke punuar me të gjitha institucionet përgjegjëse për të parë se cilat pjesë të rekomandimeve kanë mbet të paplotësuara.

“Gjithsesi, zotohem se marrëveshja do të respektohet tërësisht. Nuk ka asnjë arsye që Thaçi të mos jetë president, sepse ne do t’ia sigurojmë votën si LDK, ashtu si jemi përcaktuar me marrëveshje”, deklaroi Mustafa.

I pyetur në lidhje më deklaratat e shefit të grupit të asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala, se opozita po djegë votuarat e institucioneve, Mustafa tha se ato deklarata nuk janë qëndrimi i partisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *