Home / Kryesoret / Bojkotohet pjesërisht mësimi

Bojkotohet pjesërisht mësimi

Niveli i ndotjes së ajrit në rajonin e Pollogut ka kaluar çdo kufi të së lejuarës. Grimcat PM10 kanë mbërritur në 996, duke kaluar rreth 20 herë masën e lejuar, që parashihet edhe me konventën Evropiane. Ndotja enorme ka alarmuar organizatat e ndryshme, të cilat kanë ngritur zërin për marrjen e masave urgjente. Shoqata Nëna dhe Fëmija dhe Eko Guerilla bënë thirrje për bojkotimin e mësimit, duke mos lejuar fëmijët të shkojnë nëpër shkolla përderisa ndotja është në nivel kaq të madh. Janë paralajmëruar masa edhe më radikale, siç janë protestat dhe bllokimi i rrugëve.

“Fëmijët tanë nuk do marrin pjesë në mësim për ditën që do shohim se do jenë të ndotura në nivel alarmant”, tha Arta Kasa, Shoqata Nëna dhe Fëmija.

“Është koha të bëhemi bashkë pozitë opozitë krejt nacionalitetet, nuk është pyetja më a do sëmuremi por, kur do sëmuremi. Do nisim ti bllokojmë rrugët ti bllokojmë institucionet sepse vërtetë kemi nevojë për një zgjidhje. Të enjten në ora 12, në udhëkryqin e Ilindenit me shkollën mjekësore do bllokohen rrugët prej 12 deri në ora një, dhe në udhëkryqin tek rrethi tek veroja do bllokohet në të njëjtën kohë”, u shpreh Elmedina Abdullai, Shoqata Nëna dhe Fëmija.

“Qytetarët e Tetovës nuk duhet të presin të vij dikush tjetër t`ua zgjidh këto halle, nëse nuk do gjejnë kohë gjatë këtyre ditëve të dalin dhe të ngrenë zërin atëherë do gjejnë kohë të vrapojnë dyerve të onkologjisë dhe radiologjisë për të shëruar kancerin e vet ose të fëmijëve të tyre mos dhashë Zoti”, deklaroi Arianit Xhaferi, EkoGuerilla.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *