Home / Kryesoret / Ndotja i rebelon nxënësit e shkollave te mesme

Ndotja i rebelon nxënësit e shkollave te mesme

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sot protestuan kundër ndotjes së ajrit .Tetova mbrëmë arriti majat më të larta sa i përket ndotjes 996 Pm ku helmi arriti të hyjë në shtëpi dhe banesa të tetovarëve.

Gjithashtu sot shumë nxënës bojkotuan mësimin për shkak të ajrit të ndotur pas thirrjes nga ana Lëvizjes “Nëna dhe Fëmija”  për të bojkotuar mësimin në shkollat e Tetovës.

Ndryshe  ditën e Enjte është paralajmëruar bllokimi i rrugëve nga Eco Guerilla dhe të Premten protestë masive.

Duke protesuar rrugëve të Tetovës ata kanë arritur para objektit të komunës së Tetovës ku kërkuan një takim me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi për të ia paraqitur kërkesat e tyre. “Qëllimi i kësaj proteste ka të bëjë pikërisht me ajrin e ndotur që ne për çdo ditë e thithim bashkë me grimcat PM 10 për të cilat mjekët kanë konstatuar se janë grimca kancerogjene që nënkupton se ne për çdo ditë helmohemi nga ky ajër i ndotur sidomos kohëve të fundit ku është konstatuar edhe rritja e nivelit të ndotjes së ajrit jashtë normës së lejuar që është 50 miligram në një metër kub ajër, andaj jemi sot këtu para komunës së Tetovës për të kërkuar që komuna të ndërmer masa në parandalimin e ndotjes pasiqë në si shkolla të mesme jemi nën ombrellën e komunës, së Tetovës u shprehën nxënësit të cilët protestuan sot, raporton Tv Koha.

Në mungesë të kryetares së komunës Teuta Arifi nxënësit janë pranuar nga ana e kryesuesit të këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili. Pas takimit, Xhemaili, ka thënë se ndanë shqetësimin bashkë me nxënësit dhe qytetarët, njofton Tv Koha

Ndryshe në orët e vona të pasditës në rrugë kanë dalur edhe nxënësit të shkollës së mesme të Ekonomikes.Edhe këta nxënës u bashkangjitën bashkëmoshatarave të tyre duke kërkuar ajër të pastër. Ndërkaq, kanë heshtur pothuajse të gjitha institucionet relevante në vend, qeveria, Ministria Ekologjisë, Ministria e Arsimit. Kombinati Jugokrom vazhdon të ndotë pamëshirshëm rajonin e Tetovës dhe më gjërë, ndërsa numri I personave të sëmurë me kancer vazhdon të rritet në mënyrë drastike në Tetovë.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *