Home / Lajme / Maqedoni / Në lugina mjegull, në vendet më të larta diell, më ftohtë në Berovë

Në lugina mjegull, në vendet më të larta diell, më ftohtë në Berovë

Në vendet më të larta është me diell me erë të dobët veriore. Mjegull ka përgjatë Vardarit, në rrjedhën e poshtme të Bregallnicës, në Pellagoni dhe në rajonin e Prespës.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike kumtoi se temperatura më e ulët prej -6 gradë është shënuar në Berovë, -5 në Kriva Pallankë, -2 Mavrovë, Tetovë, Prilep, Vinicë, -1 në Gjevgjeli, zero në Kumanovë, Lazaropole, Pretor, temperaturë prej 1 gradë në Shkup, 2 Kavadar, Ohër, Shtip, 3 në Demir Kapi, Strumicë, 4 në Dojran dhe 6 në Krushevë.

Gjatë javës së ardhshme të punës, sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të mbajë mot stabil dhe i thatë me temperatura relativisht të larta të ajrit gjatë ditës. Në orët e mëngjesit dhe të paradites në fushëgropa dhe luginat e lumenjve, veçanërisht në pjesët qendrore do të ketë vranësira të vogla dhe paraqitje të mjegullës edhe më tej gjatë ditës temperatura nuk do të ngrihet shumë. Nga fundi i javës së punës do të pasojë ulje e temperaturave por edhe më tej do të mbajë mot stabil dhe i thatë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *