Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT u bë inaugurimi i Këndit Austriak

Në USHT u bë inaugurimi i Këndit Austriak

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u bë inaugurimi i Këndit Austriak. Ky kënd u hap bashkëpunim mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Ambasadës së Republikës së Austrisë në Maqedoni. Inaugurimin e këtij këndi e bënë rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, znj. Renate Kobler, si dhe dekani i Fakultetit Filologjik, Doc. dr. Fatmir Sulejmani.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti e falënderoi ambasadoren Austriake znj. Renate Kobler për përkrahjen që i jep universitetit tonë, duke shtuar se vetë hapja e Këndit Austriak dëshmon për miqësinë e kamotshme mes popullit shqiptar dhe atij austriak. ,,Fillimisht, përshëndes ambasadoren e Austrisë, znj, Renate Kobler, për prezencën e saj këtu në mesin tonë. Pra, sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës e bëmë hapjen e Këndit Austriak, i cili është fryt i një bashkëpunim të shkëlqyer midis dy institucioneve tona, Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Ambasadës së Austrisë në vendin tonë. Institucioni ynë e mirëpret dhe e ringjall këtë mundësi të kamotshme të popullit shqiptar që jeton në këto treva, miqësinë që ka pasur që nga koha e Konicës e këndej me Republikën e Austrisë. Këndi Austriak që hapet në Universitetin tonë do të luaj një rol kyç, ku do të gërshetohen kulturat e popullit tonë dhe popullit austriak. Është një hapësirë këtu brenda institucionit tonë dhe do të jetë një burim i shumë projekteve të përbashkëta, ku do të organizojmë vizita studimore dhe ekskursione në Republikën e Austrisë; në programin dhe veprimtarinë e tij është paraparë që për studentët tanë të prezantojë filma austriak; do të realizojmë takime me shkrimtarë gjermanishtfolës; do të ofrojë literaturë dhe informacione nga shtypi austriak, dhe mes tjerash do të shërbejë edhe si një vendtakim ku do të shkëmbehen ide intelektuale mes studentëve, profesorëve dhe studiuesve. Pra, kjo do të jetë një qendër ku do të kultivohen vlerat akademike dhe vlerat intelektuale, të vet studentëve dhe popullatës sonë. Në emrin tim dhe në emër të USHT-së dua ta falënderoj ambasadoren e Austrisë në vendin tonë, znj. Renate Kobler për përkrahjen dhe mbështetjen që na jep”, tha rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, znj. Renate Kobler tha se ka dëgjuar shumë për USHT-në dhe është e impresionuar nga arritjet që ka shënuar ky universitet. Sipas saj, hapja e këtij këndi në USHT është një moment mjaftë i rëndësishëm për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Maqedonisë. ,,Së pari, gëzohem shumë që jam sot këtu dhe e përshëndes rektorin e USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, prorektorët, sekretarin e përgjithshëm, dekanët, profesorët, studentët dhe të gjithë që janë këtu të pranishëm. Është hera e dytë që vij këtu në Universitetin Shtetëror të Tetovës, brenda një kohe të shkurtër dhe gëzohem shumë që jam këtu, në këtë ambient. Hapja e këtij këndi është një moment shumë i madh për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Maqedonisë, sidomos në këtë universitet që është mjaftë i rëndësishëm për këtë vend. Kam dëgjuar shumë për Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe gjithnjë kur vij këtu jam e impresionuar, nga ajo se çfarë keni arritur dhe çfarë keni ndërtuar. Republika e Austrisë ka interes të madh në zhvillimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe besoj se Universiteti Shtetëror i Tetovës do të luaj një rol të madh në këto marrëdhënie. Kjo hapësirë që na është dhënë këtu, pra Këndi Austriak, do të shërbejë edhe për mësimdhënie, por edhe për takime studentore, si dhe për shfaqje të filmave. Jam e sigurt që këtu do të ndodhë një shkëmbim i mirë në mes studentëve, profesorëve, lektorëve, por edhe rektorëve dhe ky kënd nuk ka kufij dhe besoj se edhe ambasadorët do të jenë mysafirë këtu. Dëshiroj që në emër të Austrisë të ju falënderoj të gjithëve”, theksoi znj. Renate Kobler, ambasadore e Austrisë në Maqedoni.

Përmes Këndit Austriak, të gjithë studentët prej sot do të mund të informohen për mundësitë e studimit dhe kualifikimit në Republikën e Austrisë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *