Home / Kryesoret / Në USHT u organizua seminari me temë ,,Menaxhmenti sportiv”

Në USHT u organizua seminari me temë ,,Menaxhmenti sportiv”

Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Maqedonisë, organizoi seminarin me temë ,,Menaxhmenti sportiv”.

Në hapjen solemne të Seminarit, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se aktivitetet e kësaj natyre janë një mundësi e mirë për t’i trajtuar në mënyrë profesionale, me qasje shkencore, temat që kanë të bëjnë me shkencat sportive. ,,Në takimin e sotëm, besojmë se organizatorët e këtij seminari, përmes referimeve dhe diskutimeve tematike do të na sjellin eksperienca të ndryshme që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë në këtë lëmi, por edhe menaxhmentin e tyre në tërësi. Universiteti ynë është i hapur për bashkëpunim me universitete, hulumtues shkencorë, por edhe subjekte të tjera serioze, që ofrojnë kapacitete dhe kontribute konkrete për shoqërinë, ndaj edhe ky bashkëpunim me Komitetin Olimpik, vlerësojmë se do të arrijë t’i përmbush pritshmëritë tona në funksion të menaxhmentit sportiv sa më të suksesshëm. Ne si udhëheqësi, e vlerësojmë gatishmërinë Komitetit Olimpik të Maqedonisë për realizimin e këtij seminari, sikurse besojmë që pas finalizimit të tij, të vijojmë bashkëpunimin edhe në projekte të tjera për të përmbushur objektivat tona universitare”, tha Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Po ashtu, ai u shpreh se ,,Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit Shtetëror të Tetovës e ka dëshmuar se ka krijuar një traditë të mirëfilltë në edukimin e brezave të rinj, në fushën e kulturës fizike dhe sportit. Në gjirin e këtij fakulteti janë përgatitur profesionalisht disa gjenerata studentësh, të cilët me zell e përkushtim janë pajisur me dijet e nevojshme në këtë lëmi”, shtoi mes tjerash Rektori , Prof. dr. Vullnet Ameti.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Vasil Tupurkovski tha se institucioni që ai drejton deri më tani ka realizuar disa aktivitete të përbashkëta me Fakultetin e Kulturës Fizike të USHT-së, duke shtuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me realizimin e aktiviteteve të tjera të përbashkëta. ,,Ky është një  aktivitet  serioz, është më i shkurtë se sa planifikonim ta realizojmë në të ardhmen,  meqë kemi edhe aktivitet gjashtëmujore shkencore profesionale dhe shpresojë se këtu do të paraqiten shumë kandidatë të cilët do të jenë të interesuar për atë edukim që Komiteti Olimpik i Maqedonisë e organizon me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar,  nga ku vinë   profesorë  dhe emra eminentë në lëmin e sportit dhe në përgjithësi. Këto diskutime që do të zhvilloni dhe ligjëratat që do t’i dëgjoni, do t’u japin mundësi të mendoni edhe më tepër për menaxhmentin e sportit, për organizimin dhe për përparimin e sportit.  Falë zotit, në Maqedoni ka hapësirë për përparimin e sportit, pasi nuk na shkon puna mirë dhe besoj se, të gjithë bashkërisht do të arrijmë më tepër dhe do të jemi më produktiv në të ardhmen. E falënderoj USHT-në për bashkëpunimin. Ne e respektojmë lartë këtë bashkëpunim dhe në të ardhmen do të realizojmë edhe forma të të tjera të bashkëpunimit ”, tha Vasil Tupurkovski, Kryetar i Komitetit Olimpik të Maqedonisë.

Seminari do t’i zhvillojë punimet në hapësirat e Fakultetit të Kulturës Fizike në Tetovë, ku marrin pjesë sportistë të ndryshëm nga vendi dhe rajoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *