Home / Kryesoret / Nedelkovski shanë nusen shqiptare, ai ofendon me fjalorin nazist (shiptarska snaa)

Nedelkovski shanë nusen shqiptare, ai ofendon me fjalorin nazist (shiptarska snaa)

Gazetari i njohur që në opinion njihet si personë shumë i afërt me Kryeministrin Gruevski, në rrjetin e tij social në fejsbuk ka kërcënuar duke thënë se ka ardhur koha që me grupin e tij të shkojë derë në derë dhe ti qërojë hesapet me disa persona që i ka në listën e tijë të zezë.

Personat në listën e tij  ai i cek vetëm me iniciale. Nedelkovski thotë se pasi që të ketë përfunduar me grupin e parë, do të hajë mëngjes dhe prap do të vazhdon me personat e mbetur në listën e tij.

Disa persona nga lista e Nedelkovskit mbrëm i janë drejtuar Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, duke kërkuar që policia në mënyrë ligjore të reagoj urgjentisht, por nga autoritetet e Ministrisë kanë marrë përgjigje se ata nuk janë kompetent për këtë çështje.

Sipas obligimeve ligjore jo vetem Prokuroria publike themelore por edhe Ministria e punëve të mbrendshme është e detyruar të reagoj kur ndonjë person pregadit apo planifikon që të kryej ndonjë vepër penale .

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të gazetarit të Kryeministrit Gruevski që ka postuar në rrjetin e tij social në fejsbuk

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *