Home / Kryesoret / Nëpunësit gjyqësor zhvilluan sotgrevën dy orëshe

Nëpunësit gjyqësor zhvilluan sotgrevën dy orëshe

Nëpunësit gjyqësorë të të gjitha gjykatave në vend, dolën në grevë paralajmëruese. Puna e gjykatave u bllokua për dy orë, dhe të gjitha gjykimet u anuluan. Nëpunësit janë të pakënaqur me dispozitat e reja ligjore dhe thanë nëse autoritetet nuk e marrin parasysh këtë paralajmërim, ata do të marrin masa më radikale

“Duhet të ndryshohen dispozitat shtrënguese dhe demotivuese në ligjin për shërbim gjyqësor. Do të ndërmarrim masa të tjera, deri sa t’i realizojmë të drejtat tona”, tha Tërpe Dejnovski, Shoqata e Administratës së Gjykatave dhe Sindikata e punëtorëve të administratës dhe organeve gjyqësore.

“Mund të them se me përjashtime të vogla, dalja në protestë është më shumë se 85 deri në 90%. Pengesat para grevës ishin kryesisht nga disa kryetarë të gjykatave”, u shpreh Borçe Mirçevski, kryetar i Shoqatës së Administratës së Gjykatave.

Nëpunësit gjyqësor ankohen se po punojnë në kushte të vështira dhe se libreza partiake është parakushti kryesor për punësim.

“Tani vjen një listë nga pushteti, ata dhe ata do t’i pranoni, dhe nuk e dinë se çfarë do të thotë rast gjyqësor”, tha një nëpunës gjyqësor.

“Në qoftë se ne jemi punëtorë të mirë, e kryejmë punën profesionalisht, marrim vlerësim të mirë 4. Nga ana tjetër, prapë na ndëshkojnë”, u shpreh një tjetër nëpunës gjyqësor.

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari garantoi se është i gatshëm të ulet në bisedime për kapërcimin e revoltës.

“Kam pasur takime me sindikatën, disa herë. Jam në dijeni të kërkesave të tyre. Unë si ministër, jam i hapur, dhe do të kërkoj edhe një takim tjetër, në mënyrë që t’i analizojmë edhe njëherë kërkesat e tyre”, deklaroi Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë.

Ligji për shërbime gjyqësore u miratua në janar të vitit të kaluar dhe hyri në fuqi në shkurt të këtij viti. Një pjesë e kërkesave të nëpunësve gjyqësorë janë që të kthehet shtesa për paga sipas shkallës së karrierës, të rishikohet sistemi i vlerësimit të të punësuarve, si dhe disa kërkesa të tjera. Administrata gjyqësore në vendin tonë ka rreth 2 .000 persona.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *