Home / Kryesoret / Nesër mbahet festivali për fëmijë Bletëzat

Nesër mbahet festivali për fëmijë Bletëzat

Nesër me fillim në ora 18.00 në qendrën për kulturë në Tetovë do të mbahet edicioni i 21 i Festivalit për fëmijë Bletëzat 2015. Në këtë festival tashmë tradicional dhe të njohur për botën e fëmijëve do të garrojnë 15 fëmijë me këngë të reja dhe me autorë të njohurë të këngëve për fëmijë.

Në këtë festival këngët më të mira do të shpërblehen me çmime të ndryshme.

Juria kësaj radhe është në përbërje të muzikologëve të njohur në krye me Maestro Zhani Ciko nga Shqiëpëria, si dhe muzikologë të njohur.

këngët do të jenë të shoqëruara nga korri i fëmijëve të shkollës fillore Naim Frashëri.Poashtu pikë të tyre do të ketë edhe grupi i baletit Menada.Në skenë do të ngjiten edhe fëmijët e çerdhes Rea.

Sonte në qendrën për Kulturë janë duke u zhvilluar provat gjenerale për këtë festival, ndërsa nesër pikërisht në ora 18.00 do të fillojë ky festival tashmë i njohur dhe tradicional kushtuar fëmijëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *