Home / Lajme / Maqedoni / Nevzat Bejta ndau 70 vendime pune për punonjësit në arsim

Nevzat Bejta ndau 70 vendime pune për punonjësit në arsim

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Sallën e Këshillit Komunal, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta shpërndau 70 Vendime të përhershme pune për po aq punonjës nga Shkollat fillore dhe të mesme publike.

Në prononcimin e tij, kryetari Nevzat Bejta tha se: “Pedagogët kanë një detyrë dhe obligim shumë të vështirë, sepse mësimdhënia kërkon përkushtim të madh. Arsimimi i gjeneratave të reja, tha kryetari Bejta, është vendimtare sepse arteria kryesore e një shoqërie për të ecur përpara janë gjeneratat e reja që duhet të edukohen në mënyrën më të duhur.

“Fal angazhimit të Komunës dhe udhëheqësit të Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Edit Azizi, drejtorëve të shkollave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, u arrit të përmbyllet procedura që të gjithë pedagogët nga shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit që nuk kanë pasur të pajisen me vendime të përhershme pune. Sot u shuajt mëdyshja e tyre se a do të marrin apo jo vendime pune, sot ato janë shpirtërisht më të qetë, dhe kjo duhet të jetë një inkurajim që të shtojnë përkushtimin e tyre në procesin edukativo – arsimor. Angazhimi i përbashkët mes institucioneve që përmenda, bëri të mundur që ky proces të përmbyllet me sukses”, tha kryetari Nevzat Bejta duke shtuar se: “Ky moment është një kënaqësi e madhe për mua që më në fund rregullohet statusi i punës për 70 të punësuar në Arsim.

Udhëheqësi i Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Edit Azizi shprehu mirënjohje për përkrahjen e pa rezervë nga kryetari Nevzat Bejta dhe ministri Abdilaqim Ademi për përfundimin e procedurës së marrjes së vendimeve për 70 punonjës në Arsim.

Edhe mësimdhënësit që u pajisen me vendime pune, shprehen mirënjohje dhe respekt për kryetari Nevzat Bejta për mbështetjen e dhënë, dhe po ashtu vunë në dukje edhe investimet e kryera nëpër Shkolla dhe që kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve për punë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *