Home / Kryesoret / Neziri: Me vendim të Qeverisë hapen dy zona ekonomike në rajonet shqiptare

Neziri: Me vendim të Qeverisë hapen dy zona ekonomike në rajonet shqiptare

Me vendim të Qeverisë do të hapen edhe 2 zona të lira ekonomike në rajonet shqiptare, ato të Likovës dhe Kumanovës, të cilat do të realizohet në vitin 2016, informoi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.

Ai vlerëson se investimet e huaja do të rrisin bruto prodhimi vendor si dhe do të rritet punësimi. Sa i përket zonave të lira të vendbanimeve shqiptare, ministri Neziri tha se në Tetovë 4 kompani kanë filluar ndërtimin, mes tyre edhe kompania LEAR, e cila në maj të vitit 2016 do të ketë mbi 800 të punësuar.

“Momentalisht katër kompani të huaja, veç më kemi vendime qeveritare, ku ka filluar edhe ndërtimi. Një ndër kompanitë më të mëdha, e cila është për t;u përmendur, është kompania LEAR, e cila funksionon më në bronfilld. 300 punësime veç më janë bërë dhe punojnë në Gostivar, më datën 15 maj është deadline, ku do të duhet të ndërtohet ajo fabrikë nga partneri privat”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.

Gjithashtu në zonën e lirë të Kërçovës, më 5 janar fillon kompania automobilistike me 300 të punësuar, në zonën e Strugës ODW Elektrik ka filluar me punë me 120 punësime, informoi Bekim Neziri, i cili tha se në zonat e lira ekonomike, të cilat gravitojnë në komuna shqiptare, pritet të ketë mbi 5000 punësim

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *