Home / Kryesoret / Nga 1 janari: Bileta për autobusë do t’u kushtojë 60 denarë, nëse s’keni kartelë elektronike

Nga 1 janari: Bileta për autobusë do t’u kushtojë 60 denarë, nëse s’keni kartelë elektronike

Nga 1 janari, NTP do t’i shtrenjtojë biletat për autobusë, për të gjithë ata që deri atëherë nuk kanë nxjerrë kartelë elektronike. Kështu që, nëse blini biletë për një udhëtim në autobus do t’u kushtojë 60 denarë, në vend 35 denarëve, apo çmimit momental, njofton Portalb.

Mundësia për blerjen e biletave nëpër pikat që shiten biletat me çmim prej 30 denarë, më nuk do të ekzistojë. Opsioni tjetër do të jetë pagesa e biletës nëpërmjet telefonit dhe do të kushtojë 40 denarë. Këto çmime do të vlejnë edhe për autobusët shtetërorë edhe për ato privat.

Kartelat elektronike do të jetë të patjetërsueshme prej 1 majit, ndërkaq udhëtarët do të kenë mundësi që të blejnë bileta të ndryshme për: një udhëtim, për më shumë udhëtime në 90 minuta, për 10 udhëtime, biletë nate, biletë ditë, biletë mujore, biletë sezonale, biletë të kombinuar për autobus dhe teleferik (ashensor) dhe biletë javore.

Çmimi për biletën mujore për studentët dhe pensionistët do të ngelet i njëjtë, gjegjësisht 1.050 denarë, ndërkaq për fëmijët pa prindër ose kujdes prindëror mbi 18 vjet bashkë me shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të paguajnë 700 denarë për biletë mujore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *