Home / Lajme / Maqedoni / Nikovski: Luftën në Maqedoni e bëri ShBA-ja, pjestarët e UÇK-së janë “banditë”

Nikovski: Luftën në Maqedoni e bëri ShBA-ja, pjestarët e UÇK-së janë “banditë”

Ish ambasadori i Maqedonisë në Rusi, Risto Nikovski fajëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ata kanë përgatitur skenarin për konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni. Nikovski këto komente i bëri në emisionin 360 në Televizionin Alsat-M.

Ai thotë se UÇK-ja ka qenë vetëm realizues i skenarit të përgjakshëm ku humbën jetën më shumë se 100 persona.

“Po jam i sigurt se lufta e vitit 2001 ishte skenar i Amerikës e cila përmes UÇK-së e realizoi këtë plan në Maqedoni. SHBA-të angazhuan 17 instruktorë amerikan të cilën morën pjesë në betejën e Haracinës. SHBA-të e destabilizuan shtetin tonë dhe bënë një Marrëveshje të Ohrit e cila është me dëmshme se ajo e Dejtonit”, ka deklaruar Nikovski duke i quajtur ushtarët e UÇK-së kriminel.

”Në konfliktin e vitit 2001 erdhën 2000 kriminel dhe banditë nga Kosova të cilët na destabilizuan shtetin. Maqedonia ka gati 15 mijë forca policore ushtarake të cilët po të vepronin do ti eliminonin menjëherë këta banditë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe ish ambasadori, Risto Nikovski njihet si bashkëpunëtor më i ngushtë i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit, Nikolla Gruevski. Ai në intervistën e fundit e mbante qëndrimin se SHBA-të nuk e ndihmojnë anëtarësimin e vendit në NATO, prandaj Maqedonia është më mirë të mbahet me Rusinë dhe presidentin rus, Vlladimir Putin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *