Home / Kryesoret / Një delegacion i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së e vizitoi Universitetin Uludağ të Bursës në Republikën e Turqisë

Një delegacion i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së e vizitoi Universitetin Uludağ të Bursës në Republikën e Turqisë

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti Uludağ nga Bursa e Republikës së Turqisë vazhdojnë implementimin me sukses të marrëveshjes së nënshkruar për bashkëpunim. Kjo marrëveshje është nënshkruar një vit më parë nga Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti dhe Rektori i Universitetit Uludağ, Prof. dr. Yusuf Ulcay, ku parashihet bashkëpunimi në nivele të ndryshme akademike mes këtyre dy universiteteve, si dhe shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve, si dhe organizimi i përbashkët i konferencave shkencore dhe aktivitete të tjera.

Ditë më parë, një delegacion i Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Shtetëror të Tetovës, i kryesuar nga dekani i këtij fakulteti, Prof. dr. Ajri Ziba, prodekani për Shkencë, Doc. dr. Fadil Mamuti dhe koordinatorja për ETCS e këtij fakulteti, Doc. dr. Shpresa Memishi, e vizituan Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit Uludağ në Bursa të Republikës së Turqisë. Gjatë kësaj vizite, ata janë pritur nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Uludağ, Prof. dr. Cenk Aydin. Me këtë rast, dy dekanët e fakulteteve të kulturës fizike, Prof. dr. Ajri Ziba dhe Prof. dr. Cenk Aydin kanë firmosur një marrëveshje të re bashkëpunimi midis Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së dhe Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Uludağ.

Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që në të ardhmen të fillojnë bashkëpunimin në sporte të ndryshme, në skijim, vallëzim folklorik, mundje, që është një sport tradicional, organizime të përbashkëta të lojërave sportive, si futboll, basketboll, volejboll, hendboll, tenis, not, gjimnastikë, si dhe shumë aktivitete të tjera. Po ashtu, është biseduar edhe për bashkëpunim të dyanshëm midis dy fakulteteve për botimin e revistës shkencore ,,Sport Half”, si dhe për organizmin e konferencave, seminareve dhe simpoziumeve shkencore.

Në këtë takim, mes tjerash rëndësi të veçantë iu kushtua Programit ERASMUS PLUS, program ky i financuar nga Komisioni Evropian dhe përmes këtij programi dy universitetet të bëjnë shkëmbimin e stafit akademik, shkëmbimin e studentëve, si dhe ta thellojnë përvojën në lëmin e shkencave sportive.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *