Home / Lajme / Kronika e zezë / Një nxënës kapet me boks metali (VIDEO)

Një nxënës kapet me boks metali (VIDEO)

Pasi që javën e kaluar ndodhi rahje në një autobus në Tetovë i cili transportonte nxënës, policia e Tetovës ka realizuar një kontroll pikërisht ndaj këtyre automjeteve. Njoftohet se në periudhën kohore, nga ora 11.00 deri më 14.00 gjatë ditës së djeshme në tri pika në Tetovë, zyrtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, realizuan një aksion kontrolli, me të cilën janë ndaluar 19 autobusë, mini-busë,dhe furgona, të cilët transportojnë nxënës të shkollave të mesme. Në këtë aksion janë kontrolluar 113 nxënës, me qëllim që të vërtetohet se çfarë kanë tjetër në çantat dhe palltot e tyre krahas librave dhe fletoreve. Pas kësaj tek një nxënës 15-vjeçarë nga Reçica e Madhe e Tetovës, është gjetur dhe më pas konfiskuar një boks i metalit. Në prezencë të prindit dhe përfaqësuesit të qendrës për punë sociale, më vonë nxënësi është thirrur në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ku është biseduar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit dhe të gjitha detajeve që ndërlidhen me rastin në fjalë, nxënësi dhe prindi i tij do të përballen me pasoja.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *