Home / Lajme / Botë / Obama: Erdogan të tërheq trupat nga Iraku

Obama: Erdogan të tërheq trupat nga Iraku

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka kërkuar Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që të ul tensionet me Irakun duke vazhduar të tërheqë forcat turke nga veriu i Irakut.

Obama kishte telefonuar Erdoganin për këtë qëllim dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë thotë se të dy udhëheqësit biseduan edhe për luftën kundër terrorizimit, sidomos kundër terroristëve të Shtetit Islamik në Siri, transmeton TCH.

SHBA-të kanë përsëritur kërkesën që të mbështetet opozita e moderuar siriane, si aleatja e tyre e brendshme në luftën kundër ISIS, por edhe kundër Presidentit Assad.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *