Home / Kryesoret / OJQ-të: ‘Dil për ajër’, protesta para Qevrisë

OJQ-të: ‘Dil për ajër’, protesta para Qevrisë

Mbi 20 organizata joqeveritare (OJQ) kanë paralajmëruar se do të protestojnë sot nga ora 17 para Qeverisë kundër ndotjes së ajrit. Edhepse një pjesë e madhe e rekomandimeve të ministrit të ekologjisë Izairi janë pranuar nga Qeveria, qyteti i Shkupit assesi të fillojë zbatimin. Me ndërprerjen e procesit mësimor, Komuna e Tetovës ka filluar të zbatojë disa nga masat e rekomanduara. Ndërsa qyteti i Shkupit nuk ka marrë vendim për ndërprerjen e mësimit.

“Një pjesë e madhe e rekomandimeve janë të pranuara, gjegjësisht një pjesë e tyre do të duhet të pranohen edhe nga Komunat… qyteti i Shkupit një pjesë të rekomandimeve nuk i ka pranuar për arsye teknike, ndërsa qyteti i Tetovës po, i ka pranuar. Sipas ligjit, ne i sugjerojmë masat të cilat ata si qytete duhet t’i ndërmarrin” deklaroi Nurhan Izairi, Ministër i Ekologjisë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *