Home / Kryesoret / Operacion i madh policor në Kaçanik, në kërkim të Lavdrim Muhaxherit

Operacion i madh policor në Kaçanik, në kërkim të Lavdrim Muhaxherit

Terroristi Lavdrim Muhaxheri, nuk është kthyer në Kosovë. Së paku këto janë rezultatet e një operacioni të madh policor të zhvilluar të mërkurën në mesnatë në “qytetin e xhihadistëve”, Kaçanik. Forcat e rendit nuk e kanë gjetur aty shqiptarin më të kërkuar në botë, të cilin e kërkon edhe Policia Ndërkombëtare –Interpol.

Por, Muhaxheri, nuk është kërkuar vetëm në qytetin e tij të lindjes. Bastisje janë kryer edhe në disa lokacione tjera.

Autoritetet e sigurisë së shtetit i kanë trajtuar seriozisht raportimet e mediave shqiptare se kaçanikasi, i cili prej vitesh dallohet si luftëtar i ISIS’it në Siri, Lavdrim Muhaxheri, mund të ndodhet brenda territorit të Kosovës.

Burime të Gazetës Express në Kaçanik kanë njoftuar se mesnatën e së mërkurës, Policia e Kosovës është parë duke bastisur shtëpinë e Lavdrim Muhaxherit dhe disa zona përreth ku thuhej se mund të jetë strehuar xhihadisiti shqiptar pas kthimit në Kosovë.

Sipas të njëjtave burime, bastisjet nuk kanë ndodhur vetëm në shtëpinë e babait të Muhaxherit në Kaçanik por dhe në disa fshatra përreth këtij qyteti.

Megjithatë, atje nuk është gjetur asgjë. E as dëshmi se Muhaxheri mund të jetë kthyer. Kjo pasi Policia e Kosovës nuk ka raportuar ende në lidhje me këto bastisje dhe këtë aksion.

Ky operacion ka ndodhur vetëm një ditë pasi Policia e Kosovës kishte vënë në pranga një tjetër të dyshuar për terrorizon, Samet Imishtin nga Hani i Elezit.

Dyshimet për kthimin e Muhaxherit në Kosovë, Policia i kishte trajtuar të martën që shkoi në një konferencë për media.

Luan Keka nga Drejtoria e Antiterrorizem e PK’së pati deklaruar se Polica nuk posedon asnjë informacion se Muhaxheri ka shkelur sërish në vendlindjen e tij. Duke kujtuar më pas se ndaj tij ka edhe urdhër arrest ndërkombëtarë nga INTERPOL’i.

“Aty ku haset ai me siguri se do të ndalohet”, kishte thënë Keka. Por, nuk vonuar shumë dhe Policia është nisur drejtë Kacanikut.

Kjo nuk është hera e parë që për terroristin kosovar dyshohet se mund të jetë kthyer nga lufta në Siri.

Së fundit, media të ndryshmet të Ballkanit, bazuar në burime, raportonin se Muhaxheri kishte hyrë në Ballkan përmes valës së refugjatëve aziatikë, rreth dy muaj më parë, derisa për disa kohe thuhej të ketë qëndruar në Maqedoni, e më pas të jetë kthyer në Kosovë. Krejtësisht, raportim i kundërt u dha dy ditë më parë, ku u fol se Muhaxheri aktualisht është në gjendje të rëndë dhe i paralizuar.

Ndryshe Lavdrim Muhaxheri iu bashkua luftës në Siri, si muxhahedin, në vitin 2012, për t’u kthyer nga atje një vit më vonë.
Fillimisht ai ishte i rreshtuar përkrah grupit “Al Nusra”, e më pas me tu kthyer sërish në Siri, në vitin 2013, iu bashkua luftëtarëve të shtetit islamik, ISIS, ku edhe mori pozita udhëheqëse.

Lavdrim Muhaxheri u bë i famshëm me një video në Youtube ku ai u bënte thirrje të rinjve shqiptarë për t’u bashkuar në luftimet në Siri.

Më pas, kosovari më i njohur në ISIS, u paraqitë në një tjetër video ku shihej duke e grisur pasaportën e Kosovës, bashkë më disa kosovarë të tjerë. Fotografia përmes të cilës ai u njohë edhe ndërkombëtarisht ishte ajo duke prerë kokën e një të riu, për tu paraqitur së fundi edhe në një video ku shfaqej duke e ekzekutuar një burrë me bazuka.Telegrafi

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *