Home / Lajme / Maqedoni / Opozita fajson pushtetin për ndotjen e ajrit

Opozita fajson pushtetin për ndotjen e ajrit

Me propozim të partisë më të madhe opozitare LSDM-së, sot deputetët debatuan rreth ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë. Për opozitën situata është alarmante dhe fajin për këtë e bartin partnerët e koalicionit qeveritarë, VMRO-DPMNE dhe BDI të cilët kanë harxhuar shuma marramendëse për projekte siç është ai i ‘Shkupit 2014’, derisa asnjë denar si masë për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Informata për ndotjen e ajrit ka zgjuar interes të madh tek deputetët, posaçërisht tek opozitarët, derisa nuk kishte asnjë përfaqësues nga ministria e ambientit jetësorë.

“Në nivel vjetor në Republikën e Maqedonisë për shkak të ndotjes së ajrit vdesin rreth 1300 njerëz. Analizat e Institutit për Shëndet Publik në RM tregojnë se çdo vit rritet numri i të sëmurëve nga kanceri, në nivel vjetor thuajse 4500, ku pjesa më e madhe për shkak të ndotjes së ajrit”. Kjo qeveri në vend që të kontribuoj, në vend që të ndihmoj që të plotësohen eko-standardet një orë e më parë, madje dhe të ndihmoj përmes kredive, vendosi që 630 milion euro ti harxhoj për bronz, mermer dhe honorar për projektin ‘Shkupi 2014’”, deklaroi Vasko Kovacevski, LSDM.

Kovaçevski përmendi edhe Tetovën si qyteti më i ndotur në botë, duke akuzuar pushtetin qendror dhe atë lokal për neglizhencë ndaj këtij problemi.

Qytetarët e Tetovës kërkojnë që të zgjidhet problemi me ndotësin më të madh, Jugohromin…Pushteti lokal dhe ai qendror ku partnerë janë VMRO dhe BDI nuk kanë marrë asnjë hap. “Për një qeveri me mendje të shëndosh kualiteti i jetesës së qytetarëve është prioritet numër një, për Nikolla Gruevskuin dhe bashkëpunëtorët e tij prioritet numër një është që të kënaqen apetitet e një grupi të ngushtë që sundon bashkë me te”, tha Vasko Kovacevski, LSDM.

“Nebulozë më madhe se ajo se për ndotjen në Maqedoni janë fajtorë VMRO-DPMNE dhe koalicioni deri tani nuk kam dëgjuar dhe nuk besoj se do të dëgjojë, pikërisht nga foltorja e Kuvendit”, u shpreh Zoran Ilioski, VMRO-DPMNE

Ndërkohë Liljana Popovska bëri krahasim mes Maqedonisë dhe Kinës.
“Ne këtu me 500 deri në 1000 mikro-gramë në metër kub PM grimca vlerësojmë se nuk është alarmante, derisa Kina me 200 mikro-gramë, vlerëson se është alarmante dhe ka ndërmarrë masa serioze”, tha Liljana Poposka, DOM.

Debati i shumë pritur rreth ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë u zhvillua pikërisht në ditën kur kryeministri Nikolla Gruevskli u paraqit për të dhënë dëshminë e tij para anëtarëve të Komisionit Anketues.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *