Home / Lajme / Maqedoni / Ostreni fillon betejën për zgjedhjet e 24 prillit

Ostreni fillon betejën për zgjedhjet e 24 prillit

Partia politike UNITETI lajmëron opinionin se në bazë të Statutit ka filluar strukturimin e degëve të saj në nivel të komunave, në të gjitha vendbanimet me shqiptarë dhe jo vetëm.
Këshillat nismëtarë në çdo komunë tanimë po punojnë në terren dhe së shpejti pritet edhe mbajtja e kuvendeve zgjedhore të degëve të Unitetit, zgjedhja e kryetarëve të degëve si dhe organeve të partisë në nivel të degëve.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë vlera dhe kapacitete si individuale, shoqërore dhe kombëtare dhe duan të japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mire të tyre dhe të pasardhësve të tyre, me kusht të mos kanë “bagazh” negativ të çfardo natyre, të kyçen në strukturat e Unitetit dhe të kontribuojnë për të ardhme më të mirë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *