Home / Kryesoret / PDSH përkrah vetëm themelimin e universitetit, nuk i pranohen amandamentet

PDSH përkrah vetëm themelimin e universitetit, nuk i pranohen amandamentet

Universiteti i ri Nënë Tereza, mori sot dritë jeshile nga komisioni kuvendor për arsim, shkencë dhe kulturë dhe shkon në procedurë të mëtejme parlamentare. PDSH-ja e Thaçit u shpreh se do të mbështet themelimin e universitetit por përmes amendamentit kërkoi që të definohet saktë dhe qartë se në cilën gjuhë do të zhvillohet procesi edukativo arsimorë, në gjuhën shqipe siç thotë ministri apo në tre gjuhë siç deklaroi kohë më parë kryeministri Gruevski.

“Grupi parlamentar i PDSH-së ka propozuar amendament që të ndërhyhet në ligjin për themelimin e Universitetit në Shkup, Nënë Tereza, për të vetmen arsye për ta precizuar përdorimin e gjuhës në atë universitet”, u shpreh Orhan Ibrahimi, PDSH.

Veprimtaria do të zhvillohet në gjuhën shqipe por për lëndët mësimore të caktuara nëse mësimi zhvillohet në gjuhën tjetër përveç maqedonishtes duhet të jetë edhe lënda e maqedonishtes por duhet të ketë minimum edhe dy lëndë mësimore profesionale në gjuhën maqedonase. Gjithashtu është paraparë dhe obliguar për çdo institucion të arsimit të lartë në Maqedoni dy programe studimore të jenë në gjuhën angleze”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *