Home / Kryesoret / Për një denarë lirohen benzinat, ndërsa dizeli për tre denarë

Për një denarë lirohen benzinat, ndërsa dizeli për tre denarë

Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për një denar, ndërsa dizeli për tre denarë, vendosi sot Komisioni rregullativ për energjetikë.

Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 61,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 63,50 denarë.

Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) do të arrijë 43,50 denarë. Ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohet për 3,5 denarë dhe do të kushtojë 32 denarë për litër.

Çmimi i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 1,774 denarë për kilogramë dhe do të arrijë 15.969 denarë.

Komisioni rregullativ për energjetikë  e konfirmoi çmimin e ri  të karburantit në bazë të lëvizjeve të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport të dollarit në 14 ditët e fundit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *