Home / Lajme / Maqedoni / “Perspektivat e sistemit shëndetësor në Maqedoni”

“Perspektivat e sistemit shëndetësor në Maqedoni”

Në organizim të Sekretariatit të shëndetësisë në kuadër të BDI-së sot në Shkup u organizua debat me temë “ Perspektivat e sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë”.

Në këtë debat prezent ishin drejtoret e institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë nga radhët e BDI-së, përfaqësues nga Fakulteti Mjekësisë së USHT-së, përfaqësues të lart nga ministria e shëndetësisë së RM-së dhe Fondi Shëndetësor dhe përfaqësues tjerë.

Dr. Iliri Hasani, mjek dhe anëtarë i Kryesisë qendrore të BDI-së theksoi se debati i sotëm ishte i fokusuar për perspektivat e sistemit shëndetësor ku konkluzat do të inkorporohen në programin e Bashkimit Demokratik për Integrim, 2016-2020. Qëllimi këtij debati, shtoi Hasani, është që të dëgjohen propozimet të ndryshme se si në të ardhmen të ndërtojmë një sistem shëndetësor më të mirë që do të jetë në shërbim të qytetarëve, si investime në pajisje të ndryshme mjekësore, investimet në resurse njerëzore, e kështu me radhë.

“Viteve të fundit janë bërë investime në teknologji dhe pajisje të ndryshme mjekësore. Andaj një përfundim i përbashkët është se duhet të investohet edhe në kuadro profesional mjekësor duke filluar prej studentëve të mjekësisë e deri subspecializime dhe trajnime jashtë vendit dhe në spitalet tona çdo ditë më shumë të kemi pajisje moderne, por, edhe mjek dhe personal tjetër mjekësor profesional”, u shpreh në takimin me gazetarë dr. Hasani, kryetar i Sekretariatit të shëndetësisë. Gjithashtu, shtoi ai,  një nga qëllimet tona është kthimi i dinjitetit të mjekut.  që mjekët duke u bazuar në betimin e Hipokratit të jenë në shërbim të pacientëve. Hasani tha se në këtë debat janë dëgjuar edhe kërkesat e udhëheqësve të institucioneve shëndetësore.

“Kërkesa e drejtorëve ka qenë si rritja e buxhetit nëpër institucionet që i drejtojnë ata, rritja e numrit të punësuarve adekuat  të profileve të caktuar në aspektin profesional dhe  kërkesa e tretë është zhvillimi i Fakultetit të Mjekësisë”, u shpreh dr. Ilir Hasani.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *