Home / Lajme / Maqedoni / Poposki në Këshillin ministror të OSBE-së në Beograd

Poposki në Këshillin ministror të OSBE-së në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki do ta kryesojë delegacionin e Maqedonisë në Këshillin e 22-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili do të mbahet sot dhe nesër në Beograd, Serbi.

Ministrat e punëve të jashtme në takim do të këmbejnë mendime për aktivitetet e Organizatës në periudhën e kaluar njëvjeçare, në kuadër të kryesimit serb me OSBE-në. Njëherit, pritet të miratohen edhe një numër i madh i vendimeve të cilët janë në sferat e kompetencave të OSBE-së, gjegjësisht të cilët u dedikohen tre dimensioneve të tij: politiko-ushtarake, ekonomiko-ekologjike dhe dimensioni human.

Ministri Poposki në fjalimin e tij në këshillin ministror do t’i prezantojë qëndrimet e Republikës së Maqedonisë.

Në margjinat e Këshillit, Poposki do të realizojë edhe një numër të madh të takimeve bilaterale me homologët e tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *