Home / Lajme / Maqedoni / Pozicionimi fatal i shqiptarëve!

Pozicionimi fatal i shqiptarëve!

Kanë thënë se për Historinë nuk janë asgjë vitet, por 25 vjet në historinë e Maqedonisë, shqiptarët do ti` mbajnë mend edhe shumë gjatë. Asnjë pjesë e një kombi kaq gjatë nuk ka durruar aq sa ka durruar populli shqiptarë në këto hapësira. Rrethanat historike, gjeopolitika e shtrembërruar, interesat afatgjata por pafundësisht të mjegulluara kanë bërë që kjo gjendje të vazhdojë për kaq vite, pa ndryshuar fare asgjë. Kur them rrethanat historike, kam parasysh idenë që shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, padrejtësisht, pa vullnetin e tyre u desh që të ndajnë jetën dhe të ardhmen e tyre me një popull tjetër në një shtet të ndërtuar pa asnjë themel. Pikërisht këtu edhe qëndron problemi më I madh që e ardhmja të ndërtohet në bazë të mos pasjes së një vullneti të brendshëm për këtë por një vullneti të jashtëm. Padyshim, vitet që pasuan, ngjarjet dhe rrjedhimisht kronologjia e atyre ngjarjeve treguan se shteti I ri nuk ishte zgjidhja ma e mirë, më  e favorshme por për të implementuar vullnetin e ndërkombëtarëve. Kjo zgjidhje aspak e favorshme dhe aq më pak e padëshiruar por e Imponuar do të bie mbi kurrizin e shqiptarëve, dhe jo të palës tjetër.Fataliteti I shqiptarëve nuk do mund të bie mbi kurrizin e atyre që përzgjodhëm të na përfaqësojnë, por mbi vetë popullatën. Ngjarjet të cilët I dijmë të gjithë nëpër të cilët kaluam, tregojnë, argumentojnë të kundërtën e vullnetit të dy popujve. Njëri I përcaktuar që të dominojë tjetrin, kurse tjetri I nënshtruar nën kthetrat e të parit vetëm gugatën nën petkun  e viktimës që kërkon të dalë nga ajo strofull. Kontesti historik I pozicionoi shqiptarët që jetojnë në Maqedoni një një popull të papërcaktuar për të ardhmen e tij, duke e bërë më delikat problemin gjatë  pëfaqësimit në institucionet e shtetit.  Parimisht, shqiptarët bënë atë që u thanë ndërkombëtarët,atë që deshën të huajt, atë që kërkoi bashkësia ndërkombëtare, madje edhe më shumë bënë për këtë kauzë, duke sakrifikuar edhe idenë fisnike për vetëvendosje, duke shmangur të drejtën për bashkangjitje me pjesën tjetër të kombit. Sakrifikuan 25 vite që të ndërtojnë një shtet, që rrjedhimisht ishte prodhim vetëm kundër shqiptarëve. Këtu nisi dhe nuk përfudnoi tragjedia për një popull të tërë që ende nuk ka t zgjidhur statusin e vet shtetërorë dhe institucional. Përfaqësimi politik është diçka tjetër, kurse përfaqësimi shtetërorë është diçka tjetër. Nuk zgjidhet kauza e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni me përfaqësim politik sot e një mijë vjet, sepse aty bëhet treg me vota tregtohet me kërkesat reale dhe ja fatkqësisht duhet që të përdorim termin KËRKESA, që në fakt do të duhej të ishin të realizuara. Vazhdojmë të jemi të njejtit aty ku filluam para 25 viteve, vazhdojmë me të njejtat “kërkesa”, vazhdojmë të jemi lypsarë. Gjeopolitika e shtrembërruar ndër vite poashtu ka bërë që sërish shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të jenë viktimë për gjeopolitikën rajonale. Në rajon, deshëm apo sdeshëm ne, të gjithë janë shëndosh e mirë. Sllovenia shtet dhe në BE, Kroacia shtet dhe pjesë e BE-së, Sërbia shtet, Kosova shtet, Shqipëria shtet, Maqedonia shtet I maqedonasve.Kësisoji, seriali I njohur se shqiptarët në Maqedoni duhet të rrijnë urtë përfundoi me HAPY END për të gjithë të tjerët (fqinjët). Vetëm ne skemi një fund të këtillë.  Kujt I qëndrojmë besnik që jam kaq të urtë, kujt duhet t`I japim llogari, kujt I kemi borxh.Askujt!Të gjithë këta të tjerët na kanë borxh neve sepse jemi , kemi qenë dhe do të jemi të qetë dhe urtë. Qëndruam urtë edhe atëherë kur ishim më keq, kur të gjithë vendosën për fatin e tyre. Tash që rijmë urtë askush nuk e din se pse.Ka akoma popuj që duhet të veteëvendosin, ka akoma interes gjeopolitika që ne të luajmë të butin.Kur jemi tek interesat afatgjata por pafundësisht të mjegulluara, nuk mund t anashkalohet një thënie që përdoret nga një pjesë e shqiptarëve që shqiptarët në Ballkan janë në pozicione të favoshme si anjëherë më parë. Po, plotësisht kështu është, por për Shqipërinë dhe Kosovën.Kjo nuk vlen për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Interes afatgjatë I të gjithëve ishte që Shqipëria të ndërtojë një shtet të fortë dhe kjo ngadalë po ndodhë. Fundja është pjesë e një aleance të fotë siç është NATO.Kosova është shtet dhe kjo është e padiskutueshme. Po pikërisht pas kësaj, qëndron fatkeqësia se tash çka ndodh. Kur krejt u rregulluan si deshën në oborrin e tyre në kurrizin e të urtit shqiptarë të Maqedonisë,  historia   përfundon. Mbyllet këtu kauza e shqiptarëve në Ballkan. Jo, kjo nuk është ë vërtetë, nëse u mbyllën disa konteste shekullore në Ballkan, kontesti ynë mbetet I hapur ende. Interesat kombëtare duhet të jenë të përbashkëta, prandaj edhe pozicioni I shqiptarëve sot e 25 vite më parë ka qenë NATO DHE BE, atëherë shtrohet pyetja ku jemi ne shqiptarët që jetojmë në Maqedoni.As në NATO e as në BE. As në Maqedoni, as në Kosovë, as në Shqipëri, askund. Sakfrikimi për hirë të gjithë kontestet hitorike, për gjeopolitikën rajonale dhe interesat afatgjate  na ka kushtuar dhe po na kushton shumë, duke mbetur në mes rrugës pa të ardhme të sigurtë.Nënvetëdija jonë është shumë e qartë dhe e pastër, duke u mbetur besnik gjithmonë kthesave historike edhe kombëtare edhe rajonale, por si është vetëdija e të tjerëve ndaj kësaj sakrifice të shqiptarëve.

(Autori është gazetarë në Televizionin Koha dhe korespodent në Gazetën Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *