Home / Kryesoret / PPD-ja e përkrah protestat për ajër të pastër

PPD-ja e përkrah protestat për ajër të pastër

Partia për Prosperitet Demokratik shpreh kënaqësinë e saj të hapët se  shumica e tetovarëve dhe partive politike definitivisht e kanë kuptuar se brenga jonë permanente për krijimin e një ambienti  të shëndoshë dhe me ajër të pastërt ka qenë më se e arsyeshme andaj edhe të parët thirrëm për protesta masive të cilat nuk u kuptuan drejt nga ana e disa asociacioneve joqeveritare dhe jo drejt u interpretuan dhe nuk u përkrahën.

Nisur nga kjo PPD fuqimisht përkrah çdo protestë të çfardo asociacioni joqeveritar e politik që shkon në favor të përmirsimit të standardit të jetesës së qytetarëve, të drejtave të tyre politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

PPD thërret të gjithë qytetarët që masovikisht tu bashkohen këtyre protestave sepse ka ardhur koha  që helmimit të ajrit, ujit dhe tokës nga subjekte ekonomike të papërgjegjëshme dhe nga politika qeveritare e shkatrimit të shëndetiti të qytetarëve të saj përmes importit të veturave të vjetra të cilat mund të gjehen në çdo pazar veturash në vendet perëndimore si dhe tolerimit të tymtarëve të “Jugohromit” të lëshojnë në ajër shtëllungje vdekjepruese tymi, tu thuhet mjaft më se e tepruat dhe na e rrezikoni jetën .

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *