Home / Kryesoret / PPD: Peshevski nga një ekspert për investime të huaja të dështuara u bë “ekspert” për dështime ekologjike

PPD: Peshevski nga një ekspert për investime të huaja të dështuara u bë “ekspert” për dështime ekologjike

Dje në ditën e drurit, zavendëskryeministri për çështje ekonomike nga një ekspert për investime të huaja të dështuara  u bë “ekspert” për dështime ekologjike.

Në të vërtetë “zbulimet” e tija për ndotjen më të madhe të ajrit në Tetovë flasin se shkaku për këtë është fakti se tetovarët për ngrohje djegin dru, gjë që fare nuk është e saktë sepse tetovarët viteve të fundit janë përcaktuar edhe për burime tjera enegjie siç është rryma, nafta, energjia solare dhe peletat.

Në lidhje me këtë PPD konsideron se “zbulimi shekullor” i Peshevskit nuk ka asnjë lidhje me realitetin dhe shkencën e ekologjisë nga vetëm një arsye kryesore se Tetova edhe gjatë verës (kur tetovarët si e gjithë bota, jo vetëm që nuk ndezin koftore por ikin në hije nga rrezet e Diellit) radhitet në 5 qytetet më të ndotura në botë.

Atë që “eksperti “ Peshevski dje nuk e përmendi (dhe Qeveria gjithnjë i ikë kësaj pyetjeje) është se faktori kryesor i ndotjes masive të ajrit në Tetovë, Shkup, Manastir e gjetiu është importi nga jashtë i veturave të vjetra deri në 15 vjet i cili tashmë ka arritur numrin e mbi 150 mijë  mjeteve të cilat për çdo sekondë lëshojnë tonelata e tonelata gazra helmuese.

PPD për këtë kërkon që Qeveria të angazhojë institute ekologjike nga jashtë të cilat në bashkëpunim me institutet e vendit do të bëjnë studime adekuate se cili faktor sa është pjesmarrës në ndotjen e ajrit në Tetovë dhe qytete të tjera me qëllim të ndërmerren masa përkatëse për rruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

PPD konsideron se rastin “Jugohrom” Peshevski nuk duhet ta trajtojë me përqindje, si 20% sepse në të kaluarën ky gjigant ekonomik ka pasur aktiv 8-10 tymtarë dhe ndotja e ajrit ka qenë shumë më e vogël se tash.

Ky fenomen duhet të analizohet në aspektin e transparencës: ça digjet në ato oxhaqe, athua ka ndonjë misterje të panjohur për qytetarët, siç qytetarët tashmë kanë filluar të dyshojnë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *