Home / Kryesoret / Presidenti Ivanov uron qytetarët e Maqedonisë për ndërrimin e motmoteve

Presidenti Ivanov uron qytetarët e Maqedonisë për ndërrimin e motmoteve

SHKUP  – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka uruar qytetarët e vendit me rastin e ndërrimit të motmoteve. Në urimin e tij, Ivanov uron për shëndet ndërsa apelon për solidarizim me të sëmurët, të dobëtit dhe ndaj secilit që ka nevojë për ndihmën tonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë, Viti i Ri gjithmonë zgjon ndjenjat më të sinqerta dhe pritjet e secilit prej nesh, fillon urimin e tij presidenti Ivanov.

“Prandaj ne me padurim presim që e vjetra të kalojë sa më shpejtë dhe të vijë e reja dhe të sjellë me vete shpresë të re. Shpresojmë se në vitin e ardhshëm do të kemi shëndet, do të përhapim dashurinë dhe mirësinë dhe do të jetojnë në gëzim dhe lumturi. Prandaj, t’u kushtojmë vëmendje dhe dashuri familjeve tona, fëmijëve tanë, fqinjëve dhe miqve tanë”, thuhet në urim.

Presidenti Ivanov, kërkon mes tjerash të jemi më solidarë ndaj të sëmurëve dhe ndaj secilit që ka nevojë për ndihmën tonë si dhe të jemi falënderues ndaj gardianëve të sigurisë sonë të cilët me punën e tyre do të bëjnë që qytetarët të ndjehen të sigurtë gjatë kremtimit të sontëm.

Të nderuar bashkëqytetarë, thuhet mes tjerash në urimin e Ivanovit.

“Kemi një përgjegjësi historike që pasardhësve tanë t’ua lëmë Maqedoninë më të suksesshme dhe më të fortë, prandaj të bashkuar me ndjenjën e atdhedashurisë të ndërtojmë një shtet sipas standardeve më të larta evropiane”, thuhet në urimin e Ivanovit.

“Të vazhdojmë të ndërtojmë shoqëri të drejtë në themelet e paqes, të vërtetës dhe lirisë” përfundon urimi i presidentit Ivanov i cili uron qytetarët e Maqedonisë për një vit të bereqetshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *