Home / Kryesoret / “Protesta në flakë”, protestuesit kanë në duar shishe me benzinë

“Protesta në flakë”, protestuesit kanë në duar shishe me benzinë

Pak çaste më parë, një person është shoqëruar nga uniformat blu të Tiranës, pasi ai ka tentuar që të futej në godinën e Kryeministrisë.

Tymuese blu, shkopinj druri, vezë, shishe, janë mjetet që kanë përdorur protestuesit, ndërsa Portali “Albeu” që po ju përcjell çdo informacion në çdo cast bën me dije se disa protestues kanë në duar shisheme benzinë. Mësohet se policia tashmë ka shoqëruar disa persona.

Kryeministri Edi Rama është duke folur në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për Ditën e Rinisë, ndërsa protestuesit e PD po mbajnë protestën para zyrës së tij. Portali “Albeu” njofton se protestuesit pasi kanë qëlluar me vezë, shishe, shkopinj druri dhe kanë hedhur shashka, ata kanë vijuar më tej duke hedhur tymuese blu para godinës.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *