Home / Kryesoret / Protestuesit në Shkup, i japin afat qeverisë deri më 15 janar

Protestuesit në Shkup, i japin afat qeverisë deri më 15 janar

Nëse deri më 15 janar nuk mirren masa serioze për parandalimin e ndotjes së ajrit, do të bllokohen të gjithë qytetet në të cilat ka ndotje, ka porositur sonte qytetarët të cilët kanë protestuar para Qeverisë.

Qytetarët u mblodhën në një numër të madh për të shprehur zemërimin e neglizhencës së qeverisë për të marrë masa konkrete dhe efektive për të parandaluar ndotjen e ajrit dhe për t’i mbrojtur ata, transmeton TetovaSot.

Demonstruesit mbanin parulla me fjallët “Shkupi u bë Pekin a keni plan?” “Mjaft mbytjes”, “Stop ndotjes”, “Fëmijët kanë nevojë të marrin frymë”.

Kryetari i shoqatës “Eco Guerilla” Arianit Xhaferi sonte para qeverisë në Shkup, i është drejtuar protestuesve me një mesazh ndaj qeverisë, që sipas tij qeveria nuk duhet të shet mjegulla për të blerë kohë, por të shfrytëzojnë kohën për të luftuar mjegullat që bartin ndotjen.

“Dhe nga Tetova kemi një porosi – vëndoni ato dreq filtra në Jugohrom – pa qofshin dhe BAROK sipas qejfit tuaj, që jeni fshehur pas kësaj fasade të bardhë… vetëm vendosni ato dreq filtrash njëherë e përgjithmonë. Nuk kërkojmë asgjë më shumë – duam vetëm ajrin tonë. “Për këtë të drejtë nuk do të bejme asnjë kompromis. Do tëluftojmë për jetën, për femijët tanë deri në fitore. Kërkojmë të ndalni ndotjen sepse ne – nuk mund ta ndalim frymëmarrjen”, ka theksuar Arianit Xhaferi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *