Home / Kryesoret / Qeveria miratoi konkluzione dhe rekomandime lidhur me ndotjen e ajrit

Qeveria miratoi konkluzione dhe rekomandime lidhur me ndotjen e ajrit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje në seancë të jashtëzakonshme solli shumë konkluzione dhe rekomandime në lidhje me nivelin e rritur të ndotjes së ajrit.

Qeveria miratoi konkludim me të cilin rekomandohet të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) në qytetin e Shkupit dhe Komunën e Tetovës (ku ishte konstatuar se në dhjetë ditët e fundit PM-10 grimcat janë mbi kufijtë e lejuar), t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeçare me sëmundje respiratore dhe kardiovaskulare, si dhe personat nën moshën  60 vjeçare me diagnozë të astmës dhe sëmundjes kronike obstruktive të mushkërive të bardha (SKOM), deri më 4 janar.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë u rekomandon  Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Tetovës t’i intensifikojnë aktivitetet për pastrimin e rrugëve, veçanërisht rreth kopshteve.

Qeveria e obligoi Inspektoratin shtetëror të Mjedisit Jetësor, deri më 4 janar të vitit 2016 të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm të përditshëm në instalimet të cilat nënshtrohen në A lejen e integruar ekologjike dhe çdo ditë të dorëzojnë raport  deri te ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe deri te ministri i Shëndetësisë.

Qeveria u rekomandon qytetit të Shkupit dhe komunave tjera, përmes inspektorëve të autorizuar për mjedis jetësor dhe inspektorët komunal, deri më 4 janar të vitit 2016 të kryejnë një herë në javë kontroll të instalimeve të cilat nënshtrohen në B lejen ekologjike të integruar,  vetëm në pjesën e emisioneve në ajër dhe imisionet. Megjithatë, në suaza të kontrolleve në territorin e qytetit të Shkupit dhe Komunën e Tetovës, të jepet rekomandim për reduktimin e punës së kapaciteteve industriale në njësinë adekuate të vetëqeverisjes lokale.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikmit Hapësinor t’i japë rekomandimet e ardhshme deri te qytetarët që më shpesh ta shfrytëzojnë transportin publik, të mos i shfrytëzojnë automjetet pa nevojë të madhe,  ta racionalizojnë përdorimin e automobilave që nënkupton, më shumë persona të voziten me një automjet në të njëjtën kohë dhe të respektohen dispozitat ligjore, në pikëpamje që të mos shfrytëzohet për ngrohje të hapësirave vaj i djegur i mbeturinave, mbeturina të ngjyrosura nga druri dhe mobiljet, stiropor, PET ambalazhat, pjesë të gomave dhe çfarëdo lloj materiali sintetik.

Siç thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar, Qeveria e obligoi Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor të bëjë kontrolle në të gjitha autoserviset dhe përderisa konstaton parregullsi gjatë punës në kompetencë e tyre, të ndërmarrë masa adekuate.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Institucioneve kompetente  do ta ndjekë realizimin e përfundimeve të sjellura dhe gjendjen lidhur me ndotjen e ajrit.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *