Home / Kryesoret / Qeveria pezullon punën e “Jugohromit” për një kohë të pacaktuar

Qeveria pezullon punën e “Jugohromit” për një kohë të pacaktuar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka marr vendim që kombinati ndotës “Jugohrom” të pezullojë punën për një kohë të pacaktuar.

Sipas mediumit, vendimi është marrë me propozim të ministrave nga radhët e BDI-¬së, ndërkohë që arsyeja e vendimit është ndotja e ajrit në rajonin e Tetovës.

Qeveria paralajmëroi për ditën e martë se do të mbante mbledhjen dhe do të shqyrtonte këtë çështje, por u prolongua për të mërkurën, dhe mbrëmë në orët e vona mori vendimin që gjiganti i dikurshëm tetovar të pezullojë aktivitetin prodhues.

Kërkesa për mbylljen e fabrikës së Jugohromit deri në vendosjen e filtrave, fillimisht kaloi në komisionin ekonomik të Qeverisë.
Për shkak të ndotjes së ajrit, nxënësit e shkollave të qytetit të Tetovës nuk do të mbajnë mësim deri në fund të simestrit të parë, ndërkaq ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kur do të kompensohen ditët e humbura të mësimit.

Në protestën e mbajtur para pak ditësh në Tetovë , të organizuar nga “Eco Guerilla”, Qeverisë nga ana e organizatorëve i është dhënë ultimatum që deri të premten ta zgjidhet çështja e “Jugohromit”, si një ndër ndotësit më të mëdhenj në Tetovë, si dhe një sërë kërkesash të tjera. /MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *