Home / Kryesoret / Qeveria vendos për fatin e Jugohromit

Qeveria vendos për fatin e Jugohromit

Ministrat e BDI-së thonë se Qeveria pritet që gjatë mbledhjes së sotme të vendosë për ‘Jugohromin’.

Ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi para fillimit të mbledhjes tha se ekzekutivi përfundimisht duhet të mbyllë “Jugohromin” deri në vendosjen e filtrave. Sipas Izairit kërkesa për mbylljen e ‘Jugohromit’ deri në vendosjen e filtrave tashmë ka kaluar komisionin ekonomik të Qeverisë dhe ky propozim sot pritet të prezantohet para kryeministrit Nikolla Gruevski.

Për shkak të ndotjes së ajrit Komuna e Tetovës vendosi të ndërpresë procesin edukativo-arsimor deri në fund të gjysmë vjetorit të parë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *