Home / Lajme / Maqedoni / QMBI:Reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin MONSTRA

QMBI:Reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin MONSTRA

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI)shpreh pakënaqësinë dhe shqetësimin e vet në lidhje me vendimine sotëm gjyqësor të Gjykatës së Apelit për rastin “Monstra”, me të cilin u vërtetua vendimi i mëparshëm i Gjykatës themelore Shkupi 1 për të akuzuarit e këtij rasti. Në situatën e krijuar politike, gjyqësori, përmes këtij vendimi, edhe një herë manifestoi varësinë e vet, duke marrë urdhra dhe direktivasipaspolitikës ditore.

Është thënë disa herë deri tani, që vendimet gjyqësore nuk duhet të bazohen në fjalime provokuese mbi baza etnike e fetare, siç ishin edhe fjalët përfundimtare të këtij rasti të prokurores së Shkallëssë parë, GordanaGeshkovska, si dhe në mungesë të dëshmivetë mirëfillta, për më shumë kur kemi të bëjmë me shqiptimin e dënimeve me burg të përjetshëm.

Për fat të keq, që rasti të përfundojëashtu si ka filluar, pra pa një mbështetje të shëndoshë në fakte dhe prova konkrete, Gjykata e shkallës së dytë, edhe përskaj zvarritjes së madhe që bëri në vendimmarrje, vulosidëshminëe mosfunksionimit të gjyqësorit, me çka të akuzuarvedefinitivisht u mbetet vuajtja e dënimit me burg të përjetshëm.

Duke pasur parasysh ndërlikueshmërinë e rastit në fjalë dhe implikimet e mundshme të faktorit politik, sikur lënë të kuptohet bisedat e përgjuara telefonike, konsiderojmë se zgjidhja më e mirë është që rasti gjyqësor “Monstra” të kalojë si lëndë urgjente në kompetenca të Prokurorisë Speciale, me qëllim të kryerjes së një hetuesie të shëndoshë dhe të pavarur, në mënyrë qëdrejtësia të dalë në shesh.

Në të kundërtën, meqë bëhet fjalë për dënim me burgim të përjetshëm, të dyshuarvedo t’u mbetet që vendimin gjyqësor ta kundërshtojnë në Gjykatën supreme të RM-së, ose nëGjykatën e Strasburgut.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *