Home / Kryesoret / Qyteti i Shkupit dhe EVN Maqedoni ndan çmime për dekorimet më të bukura të ambienteve të ndryshme

Qyteti i Shkupit dhe EVN Maqedoni ndan çmime për dekorimet më të bukura të ambienteve të ndryshme

EVN Maqedoni në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit në kuadër të manifestimit “Ngjyrat e festave të fundvitit 2016” kanë ndarë çmimet për dekorimet më të mira të ambienteve të ndryshme.

Më të mirët e këtij viti janë shpërblyer me nga 10 mijë denarë, nga kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, ndërsa EVN të shpërblyerit e të gjitha kategorive do t’i lirojë nga pagesa e energjisë elektrike për muajin dhjetor 2015.

“Vërtetë është një kënaqësi që përmes këtij manifestimi qytetarët e Shkupit të inkurajohen, që në një mënyrë, përmes zbukurimeve shtesë të oborreve të tyre, objekteve afariste apo shkollave të bëhen pjesë e magjisë së pritjes së festave të fundvitit. Kënaqësia është e jona pasi shpërblimin që e ndajmë këtë vit është një vauçer aq sa është fatura e energjisë elektrike të harxhuar për muajin dhjetor. Mendoj se një dhuratë e tillë do t’u vije mirë fituesve, kurse të gjithë ata që nuk do të shpërblehen këtë vit, t’i stimulojmë që të jenë pjesë e manifestimit edhe vitin e ardhshëm”, u shpreh Igor Gievski, kryetar i Bordit Dretues në EVN Maqedoni.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski falëndëroi EVN Maqedoni për mbështetjen e vazhdueshme për festat e fundvitit.
Shtëpia më e zbukuruar është zgjedhur ajo e familjes Tërpeska, tarraca më e bukur është zgjedhur ajo e Filip Necevskit, çmimin e lokalit më impozant e ka fituar “GET CAFE”, ndërsa shkolla më e rregulluar me drita festive është zgjedhur Shkolla e Mesme “Braqa Milladinovci”.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *