Home / Kryesoret / Radikalizohen protestat, të enjten bllokohet e gjithë Tetova

Radikalizohen protestat, të enjten bllokohet e gjithë Tetova

Lëvizja “Nēna dhe Fēmija” e përkrahur edhe nga Eco Guerilla ditën e enjte do realizojë një protestë ku do bllokohen 3 hyrjet kryesore në qytetin e Tetovës. Protesta do fillojë në ora 12.00 ditën e enjte me datë 17/12/2015 dhe do realizohet ne 3 vende të ndryshme. Pikat ku do bllokohen rrugët  janë këto:
Pika e parë: Unaza tek stadiumi në hyrje të qytetit.
Pika e dytē: Unaza afër marketit Vero në hyrje të qytetit.
Pika e tretë: Rruga në hyrje të qytetit afēr shkollës së mesme medicinale dhe rektoratit të USHT.
Rrugët do bllokohen me trupat e aktivistēve tanë si revoltē e gjendjes katastrofale ekologjike në këtë qytet. Jemi qyteti më i ndotur nē botë dhe kemi një nivel helmimi mbi 20 herë mē shumë se niveli i lejuar. Pasi autoritetet përgjegjêse nuk ndërmarin asnjë veprim ne ashtu siç paralajmëruam i radikalizojmë protestat tona.

Ju falemnderit,

Këshilli Organizativ i Lëvizjes Nëna dhe Fëmija

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *